Njihuni me hirushen nigeriane që i ndryshoi jeta aksidentalisht
23/08/2017 - 17:48

Olajumoke është një modele që u zbulua rastësisht gjatë një seti fotografik në Afrikën Perëndimore. Në këto ditë, ajo quhet Hirushja e Nigerisë që brenda një viti, nga shitëse buke u bë e famshme.

“Jeta në Lagos është e vështirë. Atje duhet të jesh shumë i fortë që të mbijetosh. E kisha të vështirë të ushqeja veten dhe fëmijët e mi. fitimi në cdo bukë që shisja ishte më pak se 3 cent.”

Jeta e saj ndryshoi tërësisht kur u bë pjesë aksidentalisht në setin fotografik të këngëtarit Tinie Tempah.

Kjo foto e papritur u bë virale, gjë që solli famën e saj duke sjellë disa kontrata modelingu prestigjoze për të. “Në fillim ishte shumë e vështirë për mua. Por njerëzit më kanë trajnuar si të pozoj, të bëj grim dhe të vishem. Ndërsa tani jam mësuar. Është pjesë e imja.”

Por në rrjete sociale, ajo ka marrë ngacmime të shumta. “Disa komente më lëndojnë. Në Instagram më bëjnë të nevrikosem. Disa janë të mira, disa të këqija por i them vetes që të qetësohem.

Ajo tregon se nuk e ka harruar jetën e saj të vjetër, por nuk i mungon aspak. E vetmja gjë që i mungon janë disa shitës, të cilët ishin miqtë e saj.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    na hape barkun.

    mu si majmune

Komento

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close