Një lajm i mirë për të gjithë fansat e Drake
09/08/2017 - 8:39

Drake ka gëzuar të gjithë fansat e tij me lajmin e fundit që ka zbuluar.

Këngëtari, fituesi i 13 çmimeve në Billboard Music Awards 2017, ka lajmëruar në përfundim të performancës së tij në OVO Fest 2017 se po punon për nxjerrjen e albumit të ri.

“Unë po punoj për nxjerren e albumit të ri në Toronto vetëm për ju,”-tha reperi përpara fansave të tij në skenën e Budweiser mbrëmjen e së hënës.

Me këtë njoftim është e qartë që Drizzy nuk po bën shaka. Projekti i tij i fundit titulluar “More Life”, ka thyer rekordin njëditor të Spotify-it pas publikimit në muajin mars. Pak kohë më vonë arriti që të mbledhë 13 trofe në Billboard Music Awards 2017.

Ky sukses i tij erdhi pas publikimit të albumit të tij të fundit “Views” në vitin 2016 dhe padyshim që edhe albumi i ri do të shohë reperin duke mbledhur akoma më shumë trofe.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close