Naomi Campbell gjen dashurinë e jetës së saj, në krahët e multimilionerit Camilleri
12/07/2017 - 12:12

Supermodelja Naomi Campbell mesa duket e ka gjetur më në fund dashurinë e jetës së saj. 47-vjeçarja thuhet se po takohet fshehurazi me multimilioneri egjiptian Louis C. Camilleri.

Burime për The Sun ka treguar se Naomi ka shijuar disa darka romatike me 61-vjeçarin, i cili ka qenë kreun e  Philip Morris International dhe ka një pasuri me vlerë 150 milionë pound. Por modelja heziton të jap ndonjë detaj në lidhje me romancën me babain e 3 fëmijëve.

Raportohet se çifti ka rënë në dashuri në Formula One ku frekuentonin të njëjtat gara dhe më pas filluan të takoheshin bashkë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Djali i Trump publikon mesazhet me prokurorin e Rusisë, akuza për Clinton

Close