Modelja me famë botërore kopjon Elvana Gjatën
16/07/2017 - 13:43

Jemi mësuar gjithmonë të dëgjojmë që personazhe të famshëm nga bota e showbizit shqiptar të kopjojnë të huajt nga veshja, meloditë muzikore si edhe tekstet e këngëve.

Por mesa duket edhe të huajt po kopjojnë shqiptarët. Një nga ata është modelja dhe aktorja e amerikane Cindy Crawford.

51-vjeçarja me famë botërore ka veshur të njëjtin fustan si i këngëtares shqiptare Elvana Gjata.

Elvana mbante veshur fustanin e zi në ndarjen e çmimeve Grammy 2017 ndërsa aktorja e ka publikuar dje foton në Instagram dhe shkruan: “Okey, ne jemi gati për fundjavën.”

Komentet kanë qenë të shumta dhe Crawford është akuzuar nga fansat  për kopjim.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Ruçi pinjoll i diktaturës! Zgjedhjet u fituan në aleancë me krimin

Close