Modelja e njohur deklaron: Mos i gjykoni femrat që nuk duan fëmijë
15/04/2017 - 13:14

 Modelja e njohur, Chrissy Teigen ka dhënë një deklaratë me mendimin e saj në lidhje me njerëzit që gjykojnë gratë rreth dëshirës së tyre për tu bërë nëna.

 “Jam e sigurt se kur i tregoni dikujt se po mendoheni nëse doni të bëheni prindër, atëherë ata do të nxitojnë t’ju thonë – Pse nuk dëshironi të keni fëmijë? Dhe unë nuk kam menduar kurrë si këta njerëz sepse nuk besoj se ndonjëri duket të besojë se cdo femër dëshiron të ketë fëmijë. Kjo është një zgjedhje,” – ka thënë 31-vjeçarja në një intervistë për Refinery.

 Kjo nuk është hera e parë që gruaja e këngëtarit, John Legend flet për presionin që kanë femrat në lidhje me këtë temë. Ajo është nënë e vajzës 11-muajshe por vazhdon të luftojë për të drejtat e grave në shoqëri.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close