Modelja akuzohet se nuk la bakshish, reagon rëndë ndaj kamarierit
08/08/2017 - 20:50

Modelja e njohur, Kendall Jenner është akuzuar se nuk i ka lënë bakshish kamarierit në një bar në Brooklyn dhe ka gjetur një përgjigje për ta.

‘Baby’s All Right’ postoi në Instagram fotografinë ku dukej se fatura ishte paguar me kartë krediti, ndërsa nuk kishte asnjë dollar më tepër për shërbimin.

21-vjecarja nuk vonoi të mësonte se cfarë kishte ndodhur dhe reagoi nëpërmjet rrjetit social, Twitter duke shkruajtur: “Dreq, herën tjetër nuk duhet të lë bakshish me para në dorë.”

Kështu, ajo bëri të qartë se në raste të tilla është e kujdesshme dhe nuk kujdeset që të kursejë cdo qindarkë nga pasuria e saj marramendëse.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close