Miss “Bum Bum”, rrugët e Brazilit mbushen me të pasme perfekte
09/08/2017 - 12:51

Duke ecur poshtë rrugëve të San Paulo me body të zeza, këto modele joshëse kanë hutur të gjithë ndërsa promovojnë të pasmen e tyre për konkursin Miss “Bum Bum”në Brazil.

27 femra janë përfshirë në konkrusin dhe publiku do të vendosë se kush nga ato do të lejohet të garojë në finale e nëntorit për të përzgjedhur se kush ka të pasmet më seksi në vend.

Konkurrenca është e ashpër pasi vetëm 15 prej tyre do të lejohen të marrin pjesë në finale. Fituesja e garës do të jetë në koverin e revistës më të shitur, do të marrë një çmim të konsiderueshëm në të holla dhe çfarë është më e rëndësishmja statusin e famshëm. Miss Bum Bum ka nisur 7 vite më parë dhe është me famë botërore.

Garuesit tani do të kalojnë tre muajt e ardhshëm duke bërë gjithçka që munden për të fituar vota të mjaftueshme telefonike nga publiku për të fituar një vend në finalen e madhe më 6 nëntor.

Vajzat me të pasme më të mëdha se 107 cm janë të ndaluara të marrin pjesë. Ky konkurs do të përjashtonte edhe Kim Kardashian që i ka 109 cm, nëse do dëshironte të merrte pjesë.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close