Messi dhuron pijet dhe ushqimet që mbetën në dasmë për bamirësi
07/07/2017 - 9:37

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi siguroi se asgjë nuk shkoi në plehra pas dasmës së tij pasi ai dhuroi ushqimet e e mbetura dhe pijet për bamirësi, përmes  drejtorit të Bankës Ushqimore Rosario ,Pablo Algrain.

Organizatorët e dasmës arritën në depo dhe morën të gjitha ato që kishin mbetur prej dasmës dhe u  shpërndanë për organizatat bamirëse”, tha Algrain.

Ne i shpjeguam organizatorëve të dasmës se ne mund të pranojmë pije, por që ne do të duhet të ndryshojmë pije alkoolike në para, sepse ne nuk mund t’i pranojmë ato.”, shtoi më tej drejtori ekzekutiv. Ata do të dhurohen për personat në nevojë .

 Ylli i Barcëlonës u kurorëzua me të dashurën e tij të përjetshme, Antonella Roccuzzo më 30 qershor në një dasmë përrallore me 260 të ftuar në Argjentinë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close