Ceremonia - Meryl Streep sulmon Donald Trump në Golden Globe
09/01/2017 - 8:53

Aktorja e njohur fituese e tre herë çmimeve Oskar ka sulmuar presidentin e zgjedhur Donald Trump gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit në Golden Globe.

Edhe pse nuk i përmendi emrin pothuajse në të gjithë fjalën e saj  Meryl Streep sulmoi sjelljen dhe politikat e tij të cilat legalizojnë bulizmin.

“Instikti i fyerjes kur nxitet nga një person i fuqishëm në një platformë publike, shkon tek jeta e çdo njeriu të thjeshtë. Mos respektimi sjell mos respekt. Dhuna  nxit dhunën”

Streep, 67 vjeçare tha se ishte habitur gjatë fushatës presidenciale kur kandidati republikan imitoi reporterin e   Neë York Times Serge Kovaleski.

Presidenti i zgjedhur i cili në më pak se dy javë do të bëjë dhe betimin e quajti aktoren një “të dashuaruar pas Hillaryt” në një intervistë telefonike për Neë York Times

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close