Merr fund beqaria e Ermir Lenjanit
15/07/2017 - 20:21

Mesfushori i Kombëtares, Ermir Lenjani ka kurorëzuar romancën e tij me fejesë, duke i dhënë fund beqarisë.

Ai publikoi disa fotografi në rrjetin social, Instagram ku shihet nën shoqërinë e partneres së tij, Herolinda.

27-vjeçari duket shumë i lumtur, ndërsa besohet se ata janë fejuar para disa ditësh. Torta e ceremonisë mban datën 12.07.2017, duke qenë dita e tyre.

Të dy duken shumë elegantë ku Herolinda është e veshur me një fustan të kuq, ndërsa Lenjani është me një kostum modern.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Police operation, Luxury vehicles and criminal assets seized in Elbasan

Close