Merr fund beqaria e DiCaprio, kjo është e dashura e re
16/08/2017 - 21:57

Aktori i njohur hollivudian, Leonardo Di Caprio njihet për romancat e shumta që ka me femra në botën e showbiz-it.

Ndër të preferuarat e tij kanë qenë modelet bjonde, por duket se këtë herë ka vendosur që të jetë nën praninë e një bukurosheje brune.

Lorena Rae është modele nga Gjermania që duket se po kalon mjaft kohë me aktorin këto kohë.

Ata janë parë dhe ditën e djeshme duke ngrënë drekë, por akoma nuk dihet nëse do jetë një ndër ciftet e hollivudit.

Sipas Page Six, 23-vjecarja ka qenë mikeshë e DiCaprio për një kohë të gjatë, derisa filluan shkëndijat e para.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close