Madonna ofendon rëndë yjet e ekranit
13/07/2017 - 18:12

Diva e muzikës, Madonna ka shkruajtur një letër në fillim të viteve ’90 ku ka komentuar yjet e ekranit amerikan, Ëhitney Houston dhe Sharon Stone.

Ajo ia dërgoi letrën të dashurit të saj John Enos ku etiketon këngëtaren dhe aktoren si femra mediocre.

Madonna filloi duke shkruajtur se nuk ndihej mirë gjatë asaj kohe dhe më pas i gjykon ato, duke thënë: “Është kaq zhgënjyese të dish se Ëhitney ka karrierën muzikore që unë kam dëshiruar gjithmonë dhe Sharon ka jetën artistike që unë s’do e kem kurrë. Nuk dua të bëhem kurrë si ato, më parë do zgjidhja të vdisja, por janë tmerrësisht mediocre dhe ata janë gjithmonë duke u munduar të më poshtërojnë.”

Mendohet se letra do të dalë në ankand gjatë këtij muaji dhe do zbulohet nëse gjithcka që po flitet nga mediat amerikane është e vërtetë.

Sharon Stone

Whitney Houston

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Era Istrefi: Bini në dashuri, por mos e bëni

Close