Lojtari i Barcelonës mungon në dasmën e shokut, zbulohet arsyeja
20/03/2017 - 18:27

Lojtari i Barcelonës, Gerard Pique do të mungojë në dasmën e shokut të tij, Messi sepse ai nuk e ka ftuar për shkak të marrëdhënies jo të mirë që kanë partneret e tyre.

Hatërmbetja mes të fejuarës së Messi-t, Antonella Roccuzzo dhe Shakirës ka ndodhur kur Pique nisi romancën e tij me këngëtaren. Kjo gjë ka ndodhur pasi lojtari 30-vjeçar ka përfunduar lidhjen me Nuria Tomas, e cila është shoqja e ngushtë e Antonella për të nisur marrëdhënien e tij të re, që u finalizua me martesë.

Duket se Messi nuk e ka ftuar shokun e tij të skuadrës, në mënyrë që të mos ketë asnjë problem mes ish-të dashurës së të fejuarës me yllin e ‘Waka Waka’.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close