Lewis Hamilton mendon akoma për Nicole Scherzinger
16/04/2017 - 14:46

 

Mendja e Lewis Hamilton duket se nuk është e fokusuar në garën që ai do të zhvillojë mbrëmjen e së shtunës, por tek ish e dashura e tij Nicole Scherzinger . Sportisti ka filmuar veten në Instagram duke dëgjuar këngën e Pussycat Dolls ‘StickWitU’.

Ai ka pranuar se po rikujtonte kohët kur ishte me Nicole Scherzinger, pjestare e grupit Pussycat Dolls.

I zhytur në mendime, 23-vjeçari  ka shkruar në foto: “ Nicole ma ka kënduar mua këtë këngë, një këngë kaq e bukur. Kohë të bukura.”

Ato i dhanë fund lidhjes së tyre 8-vjeçare në vitin 2015, por edhe pse ato nuk flasin më, i kanë uruar njëri-tjetrin gjithë të mirat.

Duke folur për ndarjen e tyre në emisionin ‘The Jonathan Ross Show’ në tetor, Nicole ka thënë: “Unë nuk shoh asgjë negative. Unë mendoj se është shumë normale kur dy njerëz ndahen dhe secili vazhdon rrugën e tij.”

Këngëtarja filloi të dilte me lojtarin e tenisit Grigor Dimitrov, 25 vjeç që nga muaji korrik, ndërsa Lewis ka qenë i lidhur me disa vajza, përfshirë edhe modele si Barbara Palvin dhe së fundmi Winne Harlow.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close