Lady Gaga puthje pasionante me Bradly Cooper
19/04/2017 - 13:28

Lady Gaga dhe Bradly Cooper i kanë dhënë njëri-tjetrin një puthje pasionante në motor gjatë xhirimit të skenës së filmit ‘A Star Is Born’. Gaga kishte veshur një palë pantallona lëkure dhe një xhaketë kur ajo u hodh në krahët Bradley.

‘A Star Is Born’ do të shënojë daljen e parë të madhe të këngëtares në ekran si aktore, pasi ajo do të luajë rolin kryesor në film së bashku me aktorin e Hangover.

Bradley do të luajë rolin e një ylli filmash pijanec që do ta ndihmojë personazhin e Gagës që të fitojë famë dhe para.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
“Fetucini me fileto pule dhe kerpudha”

Close