Kylie Jenner akuzohet nga fansat për mashtrim
15/03/2017 - 20:12

Kylie Jenner është akuzuar nga fansat për mashtrim për një problem që ka ndodhur me kompaninë e saj të kozmetikës. Ata kanë blerë produktet e saj nga linja ‘Kylighter,’ që përfshin një ndriçues fytyre dhe kanë zbuluar se nuk kishin asgjë brenda, pra ishin kuti bosh.

“Dita mu shkatërrua kur ‘Kylighter’-i im arriti por nuk kishte asgjë brenda. Më ndihmoni,” – shkruajti një vajzë në Twitter.

Janë të shumta vajzat që shpenzuan nga 22 dollarë për një highlighter dhe morën kuti boshe dhe e akuzuan 19-vjeçaren, Kylie se e vetmja gjë që di të bëjë është të pozojë ndërkohë që i merr lekët atyre.  Kompania ka premtuar se do ti zëvendësojë menjëherë produktet, por fansat kanë filluar të humbin besimin.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
No destabilization, DP Chairman: This is a peaceful movement for free elections

Close