Kush ia paguan pushimet luksoze Floriana Garos?
17/06/2017 - 18:05

Moderatorja e njohur, Floriana Garo e ftuar në taksinë e Rudina Dembacaj në ‘Mos i fol shoferit’ ka treguar se si i paguan pushimet luksoze.

Në fotografitë që ajo publikon në rrjetin social Instagram duket qartë nga pamjet fantastike se viziton vende të ndryshme. Floriana ka treguar se fakti që shkon në mal gjatë sezonit të verës ka të bëjë me natyrën e saj antikonformiste.

 “Natyrisht një pjesë i paguan puna që bëj, një pjesë i paguaj vetë dhe një pjesë i paguan i dashuri im.”

Pasi Rudina insistoi se i dashuri i saj, identiteti i të cilit është mbajtur sekret për arsye privatësie është njeri i pasur, Floriana tha: “Nuk do ta cilësoja si të varfër, por as të pastër. Në gjendje të mirë le të themi, të rehatshme.”

Më pas, intervista vijoi me pyetje të tjera rreth karrierës së saj dhe marrëdhënievëe të ndryshme me kolegët e punës.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close