Kthehet pas dy vitesh në ring, boksieri humb jetën gjatë ndeshjes
17/07/2017 - 9:13

Një boksier amator i MMA ka vdekur nga shkaqe ende të panjohura pasi u rrëzua në ring gjatë ndeshjes mbrëmjen e së shtunës.

Donshay White u rrëzua papritur dhe humbi ndjenjat në Hardrock MMA 90, Louisville ndërsa ndeshej kundër Ricky Muse.

Kjo ishte ndeshja e tij e parë që nga nëntori i vitit 2015. Në raundin e dytë Donshay nuk po reagonte fare ndaj goditjeve të njëpasnjëshme të Muse dhe për këtë arsye gjyqtari Gary Copeland ndali ndeshjen.

37-vjeçari i cili dukej i lodhur iu nënshtrua kujdesit mjekësor në ring. Ndërsa shkonte në basckstage u rrëzua dhe humbi ndjenjat. Ai u transportua menjëherë në spital por nuk arriti dot që të mbijetonte, raporton BG MMA

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close