“Krimineli më i bukur në botë”pushime romantike me të dashurën në Barbados
09/08/2017 - 15:17

Ata janë përballur me një reagim të ashpër për romancën e tyre. Por Jeremy Meeks dhe e dashura e saj, Chloe Green mbyllën veshët dhe vazhdojnë që të shijojnë praninë e njëri-tjetrit në çdo moment.

Ata janë fotografuar së bashku në plazh në Barbados dhe duken mjaft të lumtur duke mos u shqetësuar për asgjë.

Vajza 26 vjeçare e miliarderit Sir Phillip Green dukej mjaft tërheqëse dhe sensacionale. E veshur me bikini ajo nxorri në pah format e saj trupore të tonifkiuara.

Ndrësa Jeremy, i cili mori famë botërore me pseudonimin “krimineli më i bukur në botë” pasi u fut në burg për shkak se posedonte armë zjarri, u shfaq mjft tërheqës i veshur me pantallona blu të shkrutra.

33-vjeçari është baba i 3 fëmijëve dhe  tradhëtoi bashkëshorten e tij me trashëgimtaren miliardere. Pavarësisht se vazhdon të jetë i martuar ai shihet gjatë gjithë kohës në shoqërinë e Chloe. Lidhja e tyre u zbulua kur u fotografun duke u puthur në një super jaht në Mesdhe.

  

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close