Kinemaja në zi, vdes regjizori i “Rocky” dhe “The Karate Kid”
17/06/2017 - 9:09

Kinemja botërore ka humbur shumë pas vdekjes së regjizorit të famshëm John G. Avildsen.

Avildsen ka vdekur të premten në Los Angeles pas një beteje me kancerin pankreatik në moshën 81-vjeçare.

Djali i tij Anthony ka konfirmuar vdekjen e aktorit në Los Angeles Times, duke shtuar se ai vdiq në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai.

Avildsen ka fituar çmimin e Akademisë për punën e jashtëzakoshme që ka bërë në filmin “Rocky”, me aktorin kryesor Sylvester Stallone në vitin 1976, pavarësisht se kishte një buxhet shumë të vogël. Ai arriti të fitonte 3 çmime Oscar si edhe çmimet Best Picture dhe Best Director.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close