Kida ndjek hapat e koleges, koncert me DJ e famshëm
14/04/2017 - 17:10

Këngëtarja kosovare, Kida do të performojë të shtunën në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në bashkëpunim me DJ e famshëm francez, HCUE.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ajo nëpërmjet një postimi në Instagram, ku dhe ka treguar se ka ndjekur hapat e koleges së saj, Baby Gee duke nënshkruar kontratë me kompaninë ‘Sony Music.’

‘Skenari’ ka dhënë detaje rreth këtij bashkëpunimi, duke treguar se prezantimi i këngës ‘Don’t say no more’ që do të bëhet në shesh, do të finalizohet në maj me klip muzikor në Paris.  Grupi ‘On Records’ me producent Mehmet Elshani duket se po e arrin qëllimin duke hyrë në tregun botëror.

 

A jeni gati? Te shtunen ne ora 12:00 #Kidanshesh 💥🙌🏻 @zzapnchriss

A post shared by KIDA (@orhidealatifii) on

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Dialogue, PM supports President’s initiative for political dialogue

Close