Këngëtarja shqiptare punësohet në Këshillin e Qarkut të Tiranës
20/03/2017 - 16:57

Këngëtarja Olta Boka ka publikuar një foto në rrjetin social, Instagram ku tregon se është punësuar si koordinatore në Këshillin e Qarkut të Tiranës.

“Të jesh e talentuar është fat! Meritë është të punosh përtej talentit! Prej gati 7 muajsh përjetoj një eksperiencë të re, të paprovuar më parë! Të zgjimit të hershëm, me një motiv, qëllim dhe dëshirë për të bërë më të mirën cdo ditë,” – ka shkruajtur 25-vjeçarja.

Olta duket se e ka marrë seriozisht këtë punë dhe e vlerëson shumë postin që i ka dhënë. Jemi mësuar ta shohim në skena duke perfomuar, por tani ajo ka nisur një rrugëtim të ri, të cilin ndjekësit e saj e kanë pritur shumë mirë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close