Këngëtarja bën skena erotike me kërcimtarin me ngjyrë, kërcënohet për vdekje
10/08/2017 - 15:59

Këngëtarja e njohur nga Norvegjia, Sophie Elise Isachsen ka marrë kërcënime për vdekje pasi kishte në klip një mashkull me ngjyrë, me të cilin kryente skena erotike.

22-vjecarja tha se kjo është ndër gjërat më brutale që mund ti kenë ndodhur në jetë, duke marrë parasysh komentet që ka shkruar në Youtube.

Kënga e saj ‘All Your Friends’ ka të bëjë me një vajzë që hakmerret ndaj tradhtisë së të dashurit.

“Unë kam qenë figurë publike në Norvegji për 6 vite kështu që jam mësuar me urrejtje. Por nuk mendoj se njerëzve duhet ti interesojë ngjyra e djalit në klipin tim,” – tha ajo për BBC.

Pavarësisht të gjithave, Sophie shtoi se komentet do të qëndrojnë aty pasi duhet të kuptojnë se sduhet të jenë racistë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close