Këngëtari italian Al Bano, sërish probleme me shëndetin, shtrohet në spital
20/03/2017 - 12:15

Këngëtari i njohur italian Al Bano është shtruar mbrëmjen e djeshme sërish në spital pas problemeve me shëndetin.

Pas interpretimit përpara publikut, mbrëmjen e së dielës 19 mars, në Porto Sant’Elpidio, Al Bano ndjeu nje dhimbje dhe bashkëpunëtorët e tij e shoqëruan në në një poliklinikë në Bari.

Në muajin dhjetor të vitit që kaloi , përpara Sanremos, këngëtari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirugjikale për një atak kardiak.

Sipas burimeve të spitalit bëhet fjalë për një ishemi kalimtare, Pas shtrimit në Bari, Al Banon e vizitoi edhe shoqja e tij Loredana Lecciso. Gjatë natës ai u dërgua në spitalin e Leçes në repartin e specializuar për kurimin e iktusit.

/ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Political dialogue, PM Rama: Ready to dialogue, but without conditions

Close