Këngëtari i njohur flet për herë të parë për ëndrrën e tij
17/03/2017 - 19:48

Ylli i ‘One Direction,’ Liam Payne ka rrëfyer për herë të parë në një intervistë se ka realizuar ëndrrën e tij më të madhe, pasi është në një lidhje disa-vjecare me këngëtaren, Cheryl.

“Kjo është vetëm një gjë. Në një mënyrë jo klishe, është e cuditshme të zgjodhesh cdo mëngjes dhe të jesh duke jetuar ëndrrën tënde. Ti zgjohesh në vendet më të bukura. Sigurisht që unë kam të dashurën më të mirë në botë dhe ajo është absolutisht e mrekullueshme. Ajo ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë,” – tha 23-vjecari për Rollacoaster.

Liam dhe Cheryl, edhe pse me një diferencë 10 vjecare janë të lumtur me marrëdhënien e tyre, dhe kanë bërë të ditur se së shpejti do të bëhen prindër të një fëmije.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close