Scoop-i i arushit prej pellushi, Middleton pret një vajzë
06/03/2013, 13:21

Gjinia e bebes mbretërore është një sekret absolut, por gjatë vizitës në Grimsby Fishing Heritage Center, Kate Middleton-it i ka shpëtuar një fjalë më shumë.

Trashëgimtarja e fronit mbretëror mund të jetë një femër, sepse pasi ka marrë si dhuratë arushin prej pelushi, dukesha e Cambridge ka falënderuar duke thënë: ’I will take that for my  doughter”  “Unë do ta marr për vajzën time”.

Megjithatë shumë u treguan mosbesues për faktin nëse fjalia ka qenë thjesht një lapsus apo e mirëmenduar nga Kate Middleton, vajza e kujdesur që i fitoi zemrën me maturinë e saj princit William.

Sipas tyre, gjinia e fëmijës s’ka pse të mbahet sekret nga familja mbretërore dhe pohimi i Kate përforcon këtë fakt.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *