Justin Bieber , ylli i popit më me ndikim
16/04/2017 - 11:41

Justin Bieber ka arritur t’ia kalojë Adele, Beyonce dhe Ed Sheeran duke u emëruar si ylli i popi më me ndikim në botë. 23-vjeçari është kurorëzuar ‘Mbreti i Popit’ në The Box Powerlist 2017, pasi është gjykuar si një nga yjet më të suksesshëm në industrinë e muzikës, si në aspektin e fansave ashtu edhe të ardhurave.

The Box Plus Network ka bërë një sondazh dhe ka listuar yjet më të sukseshëm të botës  muzikore duke u  bazuar  në të ardhurat e tyre muzikore, ndikimin në mediat sociale, ndjekësit online, pasuria personale, çmimet që kanë fituar, tabela e performacës dhe vëmendja që kanë pasur nga mediat.

Justin ndiqet në listë nga Rihanna në vendin e dytë dhe në vendin e tretë Drake. Ndërsa Beyonce renditet në vendin e katërt.

Vitin e kaluar Justin ka bërë një turne botëror duke promovuar albumin e tij më të shitur “Purpose”, dhe arriti që të fitojë 15.5 milionë ndjekës më shumë në Instagram gjatë turit.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close