Justin Bieber bën festë të çmendur me modele të martuara
15/03/2017 - 18:50

Justin Bieber organizoi një festë të çmendur në jahtin e tij dhe ftoi disa modele të njohura, të cilat ishin të martuara e beqare. Një ndër ato ishte edhe modelja e njohur, Kaysha Louise, e cila ka një vajzë 2-vjeçare me bashkëshortin e saj.

Disa burime të brendshme treguan për Dailymail se Kaysha u bë pjesë e festës pasi u ftua nga shoqja e saj modele, Sharah Fitzgerald, e cila është gjithashtu nënë. Këngëtari i popit duket se e ka organizuar këtë festë për tu shkëputur pak nga lodhja që ka nga koncertet e turit që po zhvillon. Nuk dihet nëse ai ka njohje familjare me modelet e martuara, por besohet se është argëtuar atë natë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Gjykata Speciale në Kosovë flet për arrestimet e para

Close