Jolie dhe Pitt do t’i mbajnë procedurat e divorcit private
10/01/2017 - 15:14

Angelia Jolie dhe Brad Pitt kanë rënë dakort të përdorin një gjyqtar privat për t’i mbajtur procedurat e tyre të divorcit konfidenciale.

Yjet e “Hollywood” dhanë një deklaratë të përbashkët ku thonin se do t’i mbanin të gjithë dokumentet dhe procedurat e divorcit të fshehta për të “ruajtur të drejtat e privatësisë së fëmijëve të tyre dhe familjes”.

Deklarata vazhdon: “Prindërit duhet të sillen si një front i bashkuar për të realizuar rikuperim dhe ribashkim”.

Gjyqtarët privatë janë përhapur shumë vitet e fundit në SHBA.

Ata përdoren zakonisht nga klientë të pasur në raste ligjore familjare, civile dhe shkelje të kushteve të kontratave.

_93340740_pitt_joliegetty

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
BOOM denoncon skandalin: Zbulohet skema e ndërhyrjes në shortin e Administratives(Emisioni i plotë, 20 mars 2017)

Close