Jennifer Lopez suprizon kushërirën, i prezanton Cristiano Ronaldon
10/01/2017 - 21:06

Ajo është një multi-milionere, kështu që të ftonte një futbollist superyll për të suprizuar kushërirën e saj për ditëlindje, nuk ishte ndonjë sforcim i madh për Jennifer Lopez.

Fatlumja Tiana Rios, e cila gjithashtu punon si asistentja e këngëtares, mbeti pa fjalë kur Cristiano Ronaldo i dhuroi një përqafim si një dhuratë ekstra.

Video tregon se si J-Lo bisedon me futbollistin e Real Madrid dhe Pepe, në një klub nate në Madrid.

“Ajo sheh çdo ndeshje tënde, Nuk e vë dot në punë kur sheh ndeshje, është çmenduri. Ajo është fansja jote më e madhe në botë,” i thotë Jennifer Cristianos.

Ndërkohë ai përgjigjet: “Atëherë ajo ka shije të mirë”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Bashkia e Tiranës monitoron cilësinë e ajrit, ulet ndotja me 10% nga java e kaluar

Close