Ja si e përjetoi Robert Berisha qëndrimin në burg
15/07/2017 - 20:49

Këngëtari i njohur nga Kosova, Robert Berisha ka treguar gjithcka ka përjetuar brenda hekurave në një intervistë.

I ftuar në ‘Thumb’ ai u pyet për njollën e zezë që mban në biografinë e tij.

“Në 1996 kur kemi qenë në koncerte në Gjermani, përpara kanë dhënë viza për grupin me një letër, jo me pasaporta. Kemi patur viza për 2 javë, ne kemi qëndruar 1 muaj dhe na kanë ndaluar gjithë grupin, kanë dyshuar e kanë lajmëruar policinë. 24 orë kam qëndruar. Nuk kam fjetur gjithë natën, ishte burg i një fshati kështu që ishte ndjenjë e keqe dhe në mure kishte emra vetëm shqiptarë,”  – tha ai.

Kështu, Roberti i dha fund spekulimeve që qarkullonin për eksperiencën e tij në burg. Ai shtoi se vajza e tij e vogël, Renee ndikon shumë pozitivisht në jetën e tyre prandaj shpreson që në të ardhmen të jetë një këngëtare e suksesshme.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Gjoba mbi 500 euro për turistët që ndotin qendrën

Close