Ja falenderimi i Elvana Gjatës për mbështetjen ndaj hitit ndërkombëtar
15/06/2017 - 19:29

Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar dje projektin e ri muzikor ‘Forever is Over’ në bashkëpunim me kompaninë e huaj.

Pati shumë komnete pozitive që në minutat e para të publikimit, prandaj ajo ka gjetur mundësinë që ti falenderojë të gjithë nëpërmjet Instagramit.

“Zemra ime është e mbushur! Shumë dashuri nga fansat e mi, miqtë, kolegë dhe të gjithë ju që më keni dhënë mbështetjen tuaj. Ky është vetëm fillimi i një pune të gjatë dhe e vetmja gjë që dëshiroj është mos t’iu zhgënjej dhe t’iu bëj krenar. Ju dua” – shkruajti 30-vjeçarja.

Në projektin ku rrëfeu identitetin shqiptar dhe arsyen pse është bërë këngëtare, Elvana synon që të prekë tregun ndërkombëtar prej bashkëpunimit që pati me Poo Bear, kompozitori i Justin Bieber, J.Balvin.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close