“Ikona anoreksike e modës”, Victoria Beckham hedh në gjyq restorantin
09/08/2017 - 9:44

Victoria Beckham ka hedh në gjyq një restorant për shkak të reklamës së tij.

“Sidhu Golden Fish and Chips in Battle Hill” e ka quajtur atë një ikonë anoreksike të modës duke e krahasuar me një copë pice të hollë.

Slogani është vendosur në pjesën e prapme të furgonit që dërgon ushqim në shtëpi dhe përmban një karkaturë të ish-këngëtares së Spice Girls ku ajo mban një brez që lexon “Ikona anoreksike e modës”. Restoranti me krenari ka treguar se picat e tyre janë më të holla se Victoria.

Zëdhënësja e biznesmenes e ka quajtur reklamën e restorantit të papërshtatshme dhe të pamenduar.

“Është shumë e papërshtatshme dhe të deformosh reputacionin e një personi në këtë mënyrë. Për fat të keq tashmë kjo është një çështje ligjore.”

Ndërsa menaxheri i restorantit Soni Sidhu tha se kurrë nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd me këtë slogan, i cili ka qenë në pjesën e pasme të furgonit për rreth 3 vite: “Si menaxher dhe në emër të të gjithë stafit, si edhe pronarëve doja të theksoja se ne e dimë se sa të rënda janë ç’rregullimet e të ngrënit dhe kurrë nuk do të bënim diçka për ti fyer këta njerëz.”

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close