I dashuri miliarder i Rihannës ishte i martuar
12/08/2017 - 11:01

I dashuri miliarder i këngëtares me famë botërore Rihanna, Hassan Jameel zbulohet se ka qenë i martuar.

Jameel, familja e të cilit ka në pronësi makinat “Toyota” është martuar në vitin 2012 në Paris House me eksperten e artit Lina Lazaar, përpara se të njihej me yllin e popit. Por martesa e tij ka marrë fund, ndërsa shkaqet nuk dihen akoma, raporton The Sun.

Romanca e tyre u zbulua për herë të parë këtë vit ndërsa u fotografuan duke u puthur në një pishinë në Spanjë, por që nuk kanë bërë asnjë koment rreth dashurisë së tyre.

 /Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close