I dashuri i hodhi acid në fytyrë, ja si ndihet modelja italiane
13/04/2017 - 20:51

Modelja italiane, Gessica Notaro ka folur për herë të parë pas lajmit se i dashuri i saj i hodhi acid në fytyrë. Ajo qëndroi e shtruar në spital për dy muaj që të trajtonte plagët e rënda.

Gessica ka vendosur një maskë në fytyrë dhe duhet të presë një vit për tu shëruar që të bëjë ndërhyrje kirurgjikale.

“Fytyra ime është shkatërruar, po tiparet janë akoma. Kam bërë dy muaj burg dhe nuk mund të bëj jetën e mëparshme. Nuk mund të dal në diell dhe jam e bllokuar nga kjo maskë dhe fytyra ime më dhemb gjithë kohën. Kam shpenzuar të gjitha paratë për mjekime dhe nuk mund ta bëj përsëri punën time sepse s’mund të prek ujë,” – ka thënë ajo për Dailymail.

Ndërkohë, ish i dashuri i saj, Jorge Tavares, i cili e mohon se ka bërë një gjë të tillë ndodhet në burg në pritje të gjykimit.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close