Harper Beckham, markë tregtare
15/04/2017 - 12:52

Victoria Beckham ka regjistruar “Harper Beckham” me auroritetin e pronësisë intelektuale në Britani dhe në Evropë. Kjo do ti mundësojë stilistes së famshme që të mbrojë emrin Harper nga industritë e tjera, si edhe të sjellë në treg produkte të markës duke përfshirë lodra për fëmijë dhe veshje.

Emrat e tre fëmijëve të tjerë të Victoria dhe David Beckham janë të regjistruar gjithashtu.

Kërkesa,e paraqitur më 22 dhjetor, thotë Victoria e bën atë mbajtëse të të drejtave si prind dhe si kujdestare.  Kjo do të thotë se stilistja është personi i vetëm që mund të përdorë ligjërisht emrin “Harper Beckham” për produktet, duke filluar që nga kukullat deri tek kremërat antirrudhë. Dhe kjo do të ndalojë që dikush tjetër në industrinë e muzikës, filmit dhe televizionit të quhet me këtë emër.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Dialogue, PM supports President’s initiative for political dialogue

Close