Gigi e Zayn vishen me të njëjtat rroba dhe duken kaq mirë
13/07/2017 - 21:21

Modelja e njohur, Gigi Hadid ka pozuar me të dashurin e saj Zayn Malik për kopertinën e ‘Vogue’, ku u shfaqën me veshjet e njëri-tjetrit.

Ata folën për mënyrën e koordinimit dhe atë të kombinimit të veshjeve, edhe pse i përket gjinisë tjetër. “Nuk ka të bëjë me gjininë. Ka të bëjë me formën dhe atë që ju bën të ndiheni mirë. Gjithsesi është kënaqësi të eksperimentosh,”  – tha modelja e ‘Victoria Secret.’

Ata janë shpallur cifti i vitit pasi shfaqen shpesh herë së bashku dhe duken shumë të lumtur. Në setin fotografik, veshjet e tyre janë trend i këtij viti dhe nuk të japin përshtypjen se janë për femra apo meshkuj.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Gjoba mbi 500 euro për turistët që ndotin qendrën

Close