Gafa e pistë e Sofia Vergaras shkaktoi të qeshura në “Golden Globe”
10/01/2017 - 14:33

Ylli i “Modern Family”, Sofia Vergara prezantoi ndarjen e çmimeve në “Golden Globe” në Beverly Hills në SHBA. Aktorja kishte një rol vërtet të sikletshëm. Ajo u bë protagonistja e një gafe, që mendohet të jetë e planifikuar, ndersa po fliste  për traditën vjetore të “Golden Globe”.

Ajo ngatërroi fjalën “Annual”(vjetore), me fjalën “Anal”, duke shkaktuar shumë të qeshura në sallë. 

Por, gafa nuk e sikletosi aktoren, e cila vazhdoi deri në korrigjimin e saj duke zgjedhur të tjera fjalë për të treguar se bëhej fjalë për një “traditë që zbatohej çdo vit” në “Golden Globe”.  

Kjo gafë  ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar si një shaka të hidhur.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bashkia e Tiranës monitoron cilësinë e ajrit, ulet ndotja me 10% nga java e kaluar

Close