Twitter i pezullon llogarinë Martin Shkrelit
09/01/2017 - 14:51

Twitter ka konfirmuar se llogaria e Martin Shkrelit është pezulluar përkohësisht pasi kishte postuar disa foto të montuara me fotoshop duke u përqafuar në një shtrat me redaktoren e ‘Teen Vogue’, Lauren Duca.

Shkreli mund të apelojë pezullimin e llogarisë së tij dhe të kërkojë rikthimin e saj, në momentin që ai bën ndryshimet e nevojshme, duke përfshirë edhe heqjen e fotografive me fotoshop me Duca.

“Rregullat e Twitter ndalojnë ngacmimin e qëllimshëm, dhe ne do të marrim masa për llogaritë që shkelin këto politika”, ka thënë një zëdhënës i Twitter për Mashable.

Duca, e cila akuzoi Shkrelin për “ngacmim të paramenduar,” u shpreh se ai e meriton plotësisht pezullimin e llogarisë në Twitter.

Por ajo shtoi se Twitter duhet të punojë më shumë për të bllokuar këto ngacmime, nisur nga kërkesat e vazhdueshme të kërcënimeve dhe abuzimeve.

“Postimet ngacmuese duket se janë kthyer në një rrezik profesional për shkrimtaret femra që janë në qendër të vëmendjes profesionale,” tha ajo në një deklaratë për Mashable.

Shkreli, i cilësuar si njeriu më i urryer në botë, ftoi redaktoren e ‘Teen Vogue’ në inaugurimin e Donald Trump si President i SHBA.

Duca iu përgjigj se ‘më mire hante organet e saj” se sa të shkonte në inaugurimin e Trump me Shkrelin.

Me sa duket, kjo përgjigje e shtyu Shkrelin të postonte foto montazhin me redaktoren e “Teen Vogue”.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Bllokohet kufiri më i madh në botë

Close