Forbes: Njihuni me yllin e ardhshëm të popit
16/07/2017 - 13:18

Era Istrefi goditi skenën ndërkombëtare  me hitin e saj më të madh “Bon Bon”.

Dhe tani ajo vazhdon të promovohet në botë si ylli i ardhshëm i popit. Kështu është cilësuar nga prestigjozja Forbes e cila shkruan: “Istrefi ishte një yll në vendin e saj të lindjes Kosovë dhe në pjesën më të madhe të Evropës, ku është nominuar për 16 çmime nga të cilët ka fituar 9 në emisione si VideoFest Awards dhe Top Music Awards. Por “BonBon” është kënga që e solli në vëmendjen e Ultra Records dhe më gjerë.”

Këngëtarja shqiptare jo vetëm që është e kërkuar shumë tregun muzikor ndërkombëtar por edhe në botën e modës. Ajo ka lidhur marrëveshje me SinfulColors për linjën “Loud & proud group of glittering SinfulColor shades.”

“Istrefi ka të gjithë potecialin e nevojshëm për të qenë një yll i madh i muzikës pop,”-shkran Forbes. “Javë pas debutimit të saj në Coachella kemi vënë re që ajo është një artiste e zhytur në mendime, ambicioze, e uritur për të mësuar dhe rritur profesionalisht.”

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Gjoba mbi 500 euro për turistët që ndotin qendrën

Close