Flori Mumajesi ‘shpërthen’: Nuk mund të gëzoheni me fatkeqësinë e dikujt
08/08/2017 - 16:54

Producenti i njohur, Flori Mumajesi ka anuluar koncertet e tij para disa ditësh prej gjendjes së rënduar shëndetësore. Duket se është shumë i revoltuar prej komenteve negative që ka marrë për këtë gjë.

“Faleminderit të gjithë atyre që më kanë shkruar për shëndetin këto ditë, po edhe atyre që nuk mundën… Ndërsa atyre që ju bë qejfi apo bënin komente të tipit (MIRË TI BËHET) ju them se dje më ndodhi mua, nesër mund t’ju ndodhi juve! Nuk mund të gëzoheni me fatkeqsinë e dikujt. Lutem për ju, Zoti ju pastroftë shpirtin dhe të kuptoni se është më bukur të duash se sat ë urresh. Nga nesër bashkë me djemtë do ti rikthehemi koncerteve,” – shkruajti Flori në Facebook.

Kështu, duket se gjendja e tij është përmirësuar dhe do të ndezin klubet e natës me hitin e tyre të fundit ‘Karma’, që po hyn në tregun botëror.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close