Flori: “Bekuar që të kam dhe je aty gjithmonë për mua”
10/08/2017 - 12:25

Kantautori Flori Mumajesi njihet për zërin e tij të mrekullueshëm, si edhe suksesin e jashtëzakonshëm që ka në botën muzikore.

Dhe pikërisht muzika është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së tij, e pandashme. Këngëtari me anë të një postimi në Instagram është shprehur se me muzikën është përqafuar që në dëgjimin e parë dhe ka theksuar se sa i bekuar është që muzika është gjithmonë aty për të.

“Mund të mos kem lindur me këmishe! (me fat) Por një gjë është e sigurt, jam përqafuar me muzikën në dëgjimin e parë…Bekuar që të kam dhe je aty gjithmonë për mua.”

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close