Fituesja e çmimit Oskar, Jennifer Lawrence pozon nudo për Vogue
13/08/2017 - 13:10

Jennifer Lawrence ka treguar bukurinë e saj natyrore pasi ka pozuar pothuajse e zhveshur për Vogue.

Fituesja e çmimit Oskar duket mahnitëse edhe pse pa make up. E ulur në dysheme 26-vjeçarja mbante gjurin të ngritur për të mbuluar pjesët e saj intime ndërsa flokët e saj bjonde bienin mbi supet e saj.

Fotoja është postuar në Instagram nga Vogue: “Në moshën 26 vjeçare, Jennifer Lawrence tashmë është një nga aktoret më të sukseshme dhe më vlerësuara në planet.  4 herë e nominuar për çmim Oscar dhe fituese e çmimit Oscar për interpretimin në Silver Linings Playbook, ka bërë histori me sagën The Hunger Games dhe me filmat X-Men.”

Fansat kanë komplimentuar aktoren për bukurinë e saj natyrore.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close