Fansja sfidon Beyonce
16/07/2017 - 9:51

Vetëm pak ditë më parë ylli i popit Beyonce publikoi në Instagram fotografinë e parë mahnitëse të foshnjave të saj binjake Sir Carter dhe Rumi.

Ajo pozoi ngjitur me një trëndafili shumëngjyrësh dhe dukej e mrekullueshme. Por kjo foto ka frymëzuar një nënë e cila ka dashur ta imitojë këngëaren. Nëna e pesë fëmijëve Sharon Kellaway, nga Irlanda, solli në jetë binjakët Senan dhe Zoe në shkurt, dhe nuk do ta linte Beyonce që ta mposhte.

Pasi pa fotografinë e yllit të popit në Instagram, Sharon mori dy binjakët dhe doli në kopësht për të pozuar me ta. Ajo kishte veshur një batanije rozë të hapur, një palë konversa dhe mbante në kokë një vello.

Pasi ka publikuar fotot në Facebook ata janë bërë virale duke u shpërndarë nga qindra njerëz.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close