Fansat akuzojnë vajzën e Johnny Depp për foton topless
20/03/2017 - 16:41

Lily-Rose Depp, vajza e aktorit të njohur, Johnny Depp është kritikuar nga fansat pasi ka pozuar topless për kopertinën e revistës Vogue Italy. Modelja e ka publikuar foton në Instagram, por e ka fshirë menjëherë pasi ndjekësit kanë bërë komente negative për këtë dalje të saj, duke i thënë: “Je akoma 17-vjeç. Je akoma minorene.”

Seti fotografik, i realizuar nga fotografi Tom Munro gjendet në profilin e tij, ndër të cilat është edhe fotoja topless ku Lily ka vendosur një varëse në qafë dhe ka mbuluar gjoksin me duar. Ato kanë kritikuar edhe prindërit e saj, sidomos Vanesën, e cila gjithashtu ka bërë një rol nudo kur ishte minorene një filmin ‘Noce blanche.’

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
No destabilization, DP Chairman: This is a peaceful movement for free elections

Close