Eranda Libohova kujton kunatin në ditën e lindjes së tij
19/03/2017 - 19:46

Këngëtarja e njohur, Eranda Libohova ka kujtuar në ditën e lindjes së tij, bashkëshortin e Irmës, të ndjerin Besnik Kaso.

“Na ke lënë shumë kujtime Beso! Sot në ditëlindjen tënde duhet të ishim duke pirë nga një gotë verë e duke qeshur me batutat e tua… Do na mungosh shumë!”, shkruajti 48-vjecarja në Instagram.

Aktori u nda nga jeta para pak ditësh, duke lënë pas bashkëshorten e tij, Irma Libohovën së bashku me djalin e tyre. Duket se ai ka lënë gjurmë të mira në këtë jetë, pasi Eranda ia ndjen mungesën humorit të tij.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close