Dua Lipa: Kam shumë dëshirë të bëj një këngë shqip
19/06/2017 - 22:26

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është e ftuar në ‘Neë York Times’ për të performuar disa nga këngët e saj live për të gjithë ndjekësit.

Gazetari i revistës së njohur ka bërë një transmetim direkt në Facebook, ku kishte pyetje të shumta për 21-vjecaren, ndër të cilat përsëritej shpesh kërkesa për të bërë një këngë shqip.

“Kam shumë dëshirë të këndoj në shqip. Jam emocionuar shumë kur kam kënduar në Kosovë, në vendin e prindërve të mi. Nuk e di nëse ndonjëherë do të bëj këngë në gjuhën shqipe, por do të doja shumë,” – ka thënë ajo.

Ndërkohë, Dua mori komente shumë pozitive për performancën e saj, teksa e shoqëronte edhe një djalë me kitarë për të bërë muzikën. Këndoi shumë këngë të albumit të saj të ri, që sapo ka dalë në treg.

Dua tregoi për publikun se disa nga këngët e saj nuk ka arritur ti bëjë pjesë të këtij albumi.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close