Drake akuzon për racizëm klubin afër Coachella
18/04/2017 - 8:31

“Vendi më fyes në të cilin kam qendruar ndonjëherë në jetën time.” Kështu është shprehur reperi i njohur Drake i cili ka akuzuar klubin “country” The Madison Club, një komunitet privat në La Quinta, për profilizim racor.

Në një postim tashmë të fshirë në Instagram të dielën, ai i bëri ato komente pas një performance befasuese në festivalin muzikor të Coachella.

“Vendi më fyes në të cilin kam qendruar ndonjëherë në jetën time, me stafin që zgjedhnin dhe caktonin se kë do ta akomodonin bazuar në profilizim racor”, kishte shkruar Drake në mbishkrim të fotografisë që shfaqte logon e klubit “The Madison Club”.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close