DJ më i paguar në botë barazon rekordet e Rolling Stones
12/08/2017 - 13:24

Calvin Harris ka shënuar numrin e tetë të tij në tabelat e klasifikimeve në Mbretërinë e Bashkuar duke barazuar rekordin e tabelës së Rolling Stone.

DJ më i paguar në botë, i cili sapo ka publikuar këngën më të fundit “Feels” në bashkëpunim me Katy Perry, Pharrell dhe Big Sean, ka rrëzuar Despaciton duke qëndruar në krye të tabelës së kësaj jave.

Kjo do të thotë se tani ai është në të njëjtin nivel me Rolling Stones, Oasis dhe Eminem, të cilët gjithashtu kanë tetë numra secili. Cliff Richard është tani i vetmi artist britanik solo para Calvin, me 14 grafikë për emrin e tij.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close