“Dashuria nuk ka seks, kushdo prej nesh ka të drejtë të dashuroj në mënyren e vet”
08/08/2017 - 12:52

“L’amore non ha sesso” është videodance e realizuar nga dy balerinët e talentuar të emisionit investigativ “BOOM” në radiotelevizionin Ora News, Majlajdo Gala dhe Emigen Cenaj.

Qëllimi i kësaj koreografie është që të ndërgjegjësojë njerëzit mbi lirinë që ka secili prej nesh që të dashurojë në mënyrën e vet pa u paragjykuar, për shkak të ndjeshmërisë së lartë që ka kjo tematikë.

“Dashuria nuk ka seks, dashuria eshte dashuri, kushdo prej nesh ka te drejte te dashuroj ne menyren e vet, ne formen e vet. Kush jemi ne ‘eterot’ qe vendosim rregulla?”-ky është mesazhi emocionues dhe prekës që balerinët Majlajdo e Emigen kanë arritur që ta përcjellin në mënyrë të përsosur.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Thirrja e Kryemadhit: Koha nuk pret më, të krijojmë frontin opozitar

Close